Pas 65 viteve, Kim Jong bëhet lideri i parë i Koresë së Veriut që kalon kufirin dhe takohet me presidentin e Koresë së Jugut (FOTO/VIDEO)

Shpërndaje

Kim Jon-un është bërë lideri i parë i Koresë së Veriut që ka shkelur në territorin e Koresë së Jugut pas 65 viteve, me qëllim që të takohet me presidentit e atij vendi Moon Jae-in në samitin historik të paqes.

Dy armiqtë e përbetuar kanë shtrënguar duart dhe shkëmbyer përshëndetje në paralelen e 38-të në fshatin Panmunjom, ku më pas Moon e ftoi që të shkel në territorin e Koresë së Jugut për herë të parë, transmeton Telegrafi.

Takimi mes liderëve të dy vendeve vjen pas një viti mjaft të tensionuar mes Koresë së Veriut, asaj të Jugut dhe SHBA-ve ku kërcënonin njëra-tjetrën, pasi Kim testoi raketa ndërkontinentale.

Megjithatë, liderët e dy vendeve i lanë prapa shpinës inatet dhe kërcënimet, ku atmosfera në Shtëpinë e Paqes ishte e relaksuar, pasi që Kim kishte bërë shaka me homologun e tij Moon duke i thënë se nuk do t’ia prish “gjumin” me testimet e vazhdueshme të raketave.

Koreja e Veriut ka përshëndetur takimin, ku raportohet se dyshja do të diskutojnë për shkatërrimin armët bërthamore, të ardhmen dhe paqen në përgjithësi.

Pasi të përfundoi takimi i shkurtër mes dy liderëve, ata pritet që të nënshkruajnë një deklaratë që konfirmon pjesëmarrjen e tyre në samit, dhe më pas do të mbjellin një pemë dhe do të nisen drejt kryeqendrës së vendit për një drekë punë, me ç’rast do t’ju bashkohet gruaja e liderit të Koresë së Veriut, Ri Sol Ju.

Gjatë fjalimit të mbajtur, Kim ka pranuar se është “vërshuar nga emocionet” pasi kaloi zonën e demilitarizimit, duke shtuar se ka pyetur veten në ato momente se “pse i janë dashur 11 vite që ta bëjë këtë”. Ai gjithashtu ka thënë para gazetarëve se është i gatshëm që ta takoj Moon në rezidencën e tij në Seul. /Telegrafi/

Loading...