Pas grindjes, i dashuri hedh studenten nga dritarja e Universitetit të Moskës (Video)

Shpërndaje

Shërbimi për shtyp i Universitetit Shtetëror të Moskës për Marrëdhënie Ndërkombëtare (MGIMO) ka konfirmuar se një studente 21 vjeçare nga Kazakistani kishte rënë nga dritarja e katit të katërt.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vajza është dërguar menjëherë në spital dhe thuhet se është në gjendje kritike.

Sipas njoftimeve të medias lokale, incidenti mund të ketë qenë rezultat i një mosmarrëveshje midis vajzës dhe të dashurit të saj, pas së cilës ai e hodhi jashtë dritares.

Gjithashtu sipas dëshmitarëve okularë, vajza nuk u përpoq të bënte vetëvrasje, por u hodh nga dritarja nga një student tjetër me të cilën po grindej.

Video më poshtë tregon mjekët që i ofrojnë kujdesin mjekësor vajzës, pas incidentit. /Telegrafi/

Loading...