Pas tërheqjes nga futbolli, Lorik Cana me pasion të ri (Foto)
Ish-kapiteni i kombëtares Lorik Cana ka disa kohë që është tërhequr nga futbolli, por duket se po eksploron me sportet ekstreme.
Këtë fundjavë, ai është fotografuar duke vizituar Kanionet e Osumit në Skrapar për të bërë rafting.
Nën vëzhdimin e instruktorëve profesionistë të Albania Rafting Group, ai me miqtë e tij kanë përshkruar me gomone kanionet e Osumit.
Fotografitë i ka shpërndarë vetë Lorik Cana në rrjetin social Facebook duke falenderuar ekipin.
Loading...