Performanca e Rita Orës për “Dolce & Gabbana”
Rita Ora është këngëtarja kosovare e cila nuk mungon në asnjë event prestigjioz.
Mbrëmë, Rita ka qenë e ftuar për të performuar në ndejën e organizuar nga “Dolce & Gabbana”, shkruan lajmi.net.
Ashtu siç njihet për stilin unik, Rita ishte ftuar nga ikonat e modës që të jap performancë para figurave prestigjioze.
Në Nju Jork, aty ku edhe u mbajt kjo ceremoni, Rita ka marrë komente pozitive jo vetëm për performancën por edhe për stilin.
Disa pjesë nga performanca e këngëtares janë publikuar në rrjete sociale, kurse Rita ishte e gëzuar për këtë nderë që iu bë.
https://www.youtube.com/watch?v=PRyPXz8YDa4&feature=youtu.be
Loading...