Pesë deputetë të padukshëm në Kuvend, kryesojnë Thaçi e Gruevski
Raporti “Deputeti im” për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2017 shpalos të dhënat mbi deputetët e heshtur në Kuvendin e Maqedonisë.
Nga të dyja blloqet politike, shifrat dëshmojnë se ka deputetë të cilët neglizhojnë punën e të qenit të zgjedhurit e popullit. I pari ndër deputetët që më së paku duket në Kuvend është kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi. Gjashtë muajt e kaluar, Thaçi është paraqitur vetëm njëherë në Kuvend, ka 77 mungesa, asnjë fjalim në seancë plenare dhe trupa punues, asnjë pyetje deputetësh dhe nuk ka votuar asnjë ligj.
Menduh Thaç, Deputet i PDSH-së
Prezenca 1
Mungesa 77
Fjalime 0
Pyetje deputetësh 0
Trupa punues 0
Votime 0
Të dhëna të njëjta por me më pak mungesa ka edhe ish kryeministri, Nikolla Gruevski. Mandatin e fundit si deputet Gruevski është paraqitur vetëm njëherë në gjashtëmujorin e 2017, ka 68 mungesa, asnjë fjalim në seancë plenare dhe trupa punues ku në njërin prej tyre është edhe anëtar, asnjë pyetje deputetësh dhe nuk ka votuar asnjë ligj.
Nikolla Gruevski, Deputet i VMRO-DPMNE-së
Prezenca 1
Mungesa 68
Fjalime 0
Pyetje deputetësh 0
Trupa punues 0
Votime 0
Në grupin e Gruevskit dhe Thaçit futet edhe deputeti i VMRO-DPMNE-së, Boris Zmejkovski. Zmejkovski gjatë periudhës korrik-dhjetor 2017 në Kuvend është paraqitur vetëm 2 herë, ka mbi 50 mungesa, asnjë fjalim në seanca plenare, asnjë pyetje deputetësh dhe asnjë për votë për ligje ose amendamente.
Boris Zmejkovski, Deputet i VMRO-DPMNE-së
Prezenca 2
Mungesa 55
Fjalime 0
Pyetje deputetësh 0
Trupa punues 0
Votime 0
Nga deputetet e kësaj përbërje parlamentare, kolegëve më së shumti u kanë munguar Merale Uzeiri-Ferati e PDSH-së dhe Magdalena Manaskova e VMRO-DPMNE-së. Deputetja Ferati brenda 6 muajve është paraqitur 27 herë në Kuvend por që nuk ka mbajtur asnjë fjalim në seanca plenare, nuk ka votuar asnjë ligj dhe amendament si dhe nuk ka parashtruar asnjë pyetje deputetësh.
Merale Uzeiri-Ferati, Deputete e PDSH-së
Prezenca 27
Mungesa 3
Fjalime 0
Pyetje deputetësh 0
Trupa punues 0
Votime 0
Ndërkohë, deputetja e VMRO-DPMNE-së, Magdalena Manaskova u ka munguar kolegëve rreth 70 herë, nuk ka mbajtur asnjë fjalim në seanca plenare, nuk pa parashtruar asnjë pyetje deputetësh. Manaskova përkundër që është anëtare në dy komisione ka vetëm një pjesëmarrje ndërsa të dhënat dëshmojnë se ka parashtruar 14 amendamente. Ajo nuk ka arsyetuar 5 mungesa.
Magdalena Manaskova, Deputet e VMRO-DPMNE-së
Prezenca 4
Mungesa 69
Fjalime 0
Pyetje deputetësh 0
Trupa punues 0
Votime 0
Përkundër deputetes Manaskova dhe deputetes Ferati, deputetja e LSDM-së, Frosina Remenska mban stafetën si deputetja më aktive. Nga deputetët, sipas të dhënave i pari rezulton të jetë Ilija Dimovski i VMRO-DPMNE-së, i përcejll nga Tomisllav Tuntev i LSDM-së, Fadil Zendeli i Lëvizjes Besa dhe Artan Grubi i BDI-së. Duke marr për bazë të dhënat e raportit, shtrohet pyetja: Sa deputetët që neglizhojnë punën e tyre në Kuvend, përfaqësojnë qytetarët në ligjvënës./Alsat-M