Policia greke e ndalon për verifikim, shqiptari nxjerr armën dhe… (VIDEO)
Një shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë greke pasi akuzohet se gjatë një kontrolli ai ka nxjerrë armën duke qëlluar në drejtim të efektivëve.
Mediat greke kanë raportuar lajmin së bashku me një video nga vendi i ngjarjes.
Blutë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së djeshme në lagjen “Kalithea”. Shqiptari i arrestuar është një 32-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.
Policia iu afrua shqiptarit për një verifikim pas dyshimeve për një automjet të dyshimtë në zënë.
Menjëherë sapo policia i është afruar pranë, shqiptari nisi të vraponte për t’u shpëtuar efektivëve.
Në ndjekje e sipër ai ka nxjerrë pistoletën duke qëlluar në drejtim të efektivëve. Fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur.
https://www.youtube.com/watch?v=0WpNVPqE62o&feature=youtu.be