Policia jep detaje, ja çfarë ndodhi mbrëmë në Tetovë

Shpërndaje

Mbrëmë me 5 prill, rreth orës 18:20 në rrugën 167 në Tetovë, ndodhi një incident i armatosur, konkretisht shkëmbim zjarri mes dy grupeve, në të cilën 3 persona morën plagë të rënda nga plagët e zjarrit.

3 personat u dërguan menjëherë në spitalin e Tetovës, ku njëri prej të cilëve, personi me inicialet N.P (47 vjeçar) iu nënshtrua plagëve duke e humbur jetën, njëri u mbajt për mjekim të mëtejshëm, ndërsa personi i tretë pas ndihmës së ofruar është dërguar në klinikat e Shkupit, transmeton Flaka.

Menjëherë pas denoncimit të incidentit, konkretisht përplasjes me armë zjarri, Sektori për Punë të Brendshme të Tetovës nxori në terren një numër forcash policore në vendin e ngjarjes dhe në mënyrë të vazhdueshme mori të gjitha masat për zbardhjen e tërësishme të detajeve; personave të përfshirë, rrethanat në të cilat ndodhi përplasja me armë, motivet e saj etj.

Ndërkohë, me angazhimin intensiv të forcave të Sektorit për Punë të Brendshme të Tetovës, u lokalizuan dhe u ndaluan 2 persona, B.R, (41 vjeçar) dhe L.B. (40 vjeçar) nga Elbasani i Republikës së Shqipërisë për shkak të dyshimeve të përfshirjes së tyre në këtë ngjarje. Në automjetin në të cilën udhëtonin u gjetën armë zjarri, 2 pistoleta, të cilat janë konfiskuar dhe janë mjet i ekspertizës policore.

Në vendin e përplasjes me armë, sot u krye edhe ekspertizë ligjore nga ana e prokurorit si dhe ekipit të Sektorit për Punë të Brendshme të Tetovës. Mbi rastin punohet ende.

Loading...