Policia jep detaje për djegien e makinës në Tetovë
Personi me inicijale N.A 42 vjeçar nga fsh. Lërcë Tetovë, dje reth ores 18 ka paraqitur kaplim flake ne autimjetin e tij Audi A3 me targa të tetovës , të cilen e ka parkuar ne lagjen Ilinden në Tetovë, me motor te ndezur.
Flaka se pari ka kapluar pjesën e mbrapme të automjetit, njëkohësisht në automjet në ulësen e mbrapme ka qëndruar djali i tij 3 vjeçar, të cilin me shpejtësi e ka larguar nga automjeti, dhe me shpejtësi të madhe flaka e ka kapluar në tërësi automjetin. Me intervenim të njësitit të zjarfikësve, zjari është lokalizuar.
Është kryer inspektim në vend të ngjarjes, dhe është shqyrtuar shkaku i zjarit dhe rethanat në të cilat ka ndodhur në veçanti.
Loading...