Policia ushtron terror në Lezhë, tenton të vrasë minorenët (Video)
Mesditën e djeshme pati një konflikt në qendër të Lezhës mes forcave të policisë dhe drejtuesit të një mjeti.
Uniformat blu i kërkuan të ndalojë për verifikimin e dokumenteve, por ky i fundit, i ndodhur në mjet bashkë me dy persona të tjerë, refuzoi.
Sipas dëshmive në këtë moment policia ka qëlluar me armë.
Sot ish- kryeministri Sali Berisha shkruan se policia ushtroi terror mbi qytetarët në Lezhë.
“Qytetari dixhital denoncon narkopolicine per terrorin e saj ne qytetin e Lezhes!”, shkruan ai.
Berisha publikon një mesazh të mbërritur në adresë të tij dhe video nga ngjarja.
Lexoni mesazhin dhe shikon videon e tij. sb
“Mirmrama Z.Berisha,sot ne lezh narko shteti narko terrori qelloj me Arm mbi minorent dhe tentoj ti vriste! Mepas i arreston dhe don tju hedh dhe fajn. Ju lutem bani nerhyrje se polici ne fjal paraqet rrezikshmeri.”