Politizohet situata pas tensionit në protesta, opozita zbarkon në Kukës

Shpërndaje

Protesta e dhunshme e ditës së djeshme në “Rrugën e Kombit” ka prodhuar një situatë tepër të tensionuar në qytetin e Kukësit, ku policia lokale e ndihmuar nga forcat speciale të ardhura nga Tiranë në mbrëmje, kanë kryer disa arrestime.

Ndërkohë që familjarët e të arrestuarve janë mbledhur përpara dyerve të Komisariatit, në qarkun verilindor ka zbarkuar edhe opozita e vendit, ku deputetë të njohur të PD e LSI po takojnë banorët dhe anëtarë të Këshillit bashkiak të Kukësit.

Janë më shumë se 10 deputetë të opozitës, që aktualisht po monitorojnë nga afër situatën në Kukës.

Nga Partia Demokratike të pranishëm janë: Flamur Noka, Edmond Spaho, Isuf Çela, Romeo Gurakuqi, Aldo Bumçi, Oriola Pampuri, Ervin Salianji, Izmira Ulqinaku, ish-deputeti Alban Zeneli,  Albana Vokshi, Enkelejd Alibeaj dhe Sekretari i përgjithshëm Arben Ristani.

Nga LSI janë të pranishëm deputetët: Endrit Brahimllari, Floida Kërpaçi dhe Përparim Spahiu.

Loading...