Provokon ministri i Jashtëm Daçiç: Maqedonia është Serbi, por ja ku gabuam

Shpërndaje

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç në një emision të dy netëve më parë “Upitnik”, në kanalin publik serb tregoi një hartë të hershme ku shihej tërë territori i Maqedonisë në përbërjen e Serbisë.

Ai ka thënë se ka qenë gabim i madh i Serbisë që nuk kanë mbajtur këtë territor.

Daçi☼ më tej ka theksuar se në territorin e Maqedonisë edhe sot jeton populli serb.

Këto qëndrime iredentiste edhe më parë janë shprehur nga shefi i diplomacisë serbe, i cili paralajmëroi tërheqjen e njohjes.

Por nga ana tjetër, në Shkup institucionet janë në heshtje, dhe deri tani nuk kanë dalë për të dënuar deklaratën provokuese të ministrit të jashtëm serb.

Loading...