Putin i bën Erdoganit një dhuratë vëllazërore
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin viziton sot Turqinë.
Ai u prit me një paradë madhështore nga PresidentiErdogan në kuadër të raporteve shumë të ngushta mes dy vendeve vitet e fundit, të cilat kanë mundur të eklipsojnë edhe ato me SHBA dhe BE.
“Cari” rus shkon me një dosje të madhe marrëveshjes tek “Sulltani” i Turëisë, por dhuarata më e çmuar duket të jetë ndihma për ngritjen e centralit të parë bërthamor në Turqi, i cili do të bëhet nën ekspertizën ruse.
Turqia është orientuar totalisht nga Rusia kohët e fundit duke bërë marrëveshje të tjera strategjike siç është blerja e raketave anti-ajrore S-400.
Në Turqi janë shtuar ndjeshëm zërat kundër perëndimit gjatë kohëve të fundit duke bërë që vendi të orientohet tërësisht në raportet me Rusinë.