Putin mbërrin në Ankara për centralin bërthamor dhe samitin për Sirinë
Presidenti rus, Vladimir Putin mbërriti sot në Ankara, ku do të marrë pjesë në ceremoninë që shënon fillimin e ndërtimit të centralit të parë bërthamor në Turqi, me ndihmën e Rusisë, si edhe në samitin e nesërm për Sirinë.
Ky është udhëtimi i parë i Putinit që prej rizgjedhjes muajin e kaluar. Ai u takua tetë herë me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan në vitin 2017, ndërkohë që marrëdhëniet mes dy vendeve u rritën për shkak të bashkëpunimit në çështjet e energjisë, për luftën në Siri dhe sepse Ankaraja është duke kaluar çaste të vështira në marrëdhëniet e saj me Perëndimin.
Rusia është furnizuesi kryesor me gaz natyror për Turqinë. Sipas agjencisë qeveritare “TurkStat”, turqia harxhon 37,2 miliardë dollarë energji të importuar në vit.
Bisedimet mbi Sirinë, të cilave do t’u bashkohet edhe presidenti iranian, Hassan Rowhani, janë fokusuar krijimin e zonave pa konflikt dhe çështjet humanitare.
Të paktën 4000 oficerë policie janë angazhuar për të garantuar sigurinë në samitin e nivelit të lartë që do të zhvillohet mes tre presidentëve për konfliktin në Siri.