Raporti i KE-së për Maqedoninë, deklarohet edhe kryeministri Zaev (Video)

Shpërndaje

“Meritën më të madhe për këtë zhvillim e kanë qytetarët e Maqedonisë”, kështu deklaroi kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në konferencë për shtyp, me rastin e publikimit të raportit të KE-së për zhvillimin, në të cilin Maqedonia fitoi rekomandim të pakushtëzuar për fillim e negociatave.

“Qeveria është e përkushtuar që t’i realizojë reformat. Vendimin për t’iu dhënë fund politikave të dëmshme e sollën qytetarët. Pushteti i ka dëgjuar qytetarët, të cilët e dinë se çfarë është e rëndësishme për hapërimin e Maqedonisë drejt BE-së. Do të vazhdojmë me pakon e reformave, ndërkaq opozita tregoi se është e vetëdijshme për përgjegjësinë e saj”, deklaroi Zaev.

Sipas kryeministrit, me të njëjtën përgjegjësi po bisedohet edhe me Greqinë për zgjidhjen e kontestit për çështjen e emrit./Alsat-M

Loading...