Rasti “Monstra”/ Qeveria deklarohet për akuzat kundër Zaev

Shpërndaje

Qeveria pret që procesi gjyqësor të vijoj në mënyrë transparente dhe finalja e procesit ta pastrojë çështjen para opinionit. Është kjo përgjigja e qeverisë për SDK.mk, pas akuzave të sotme në gjykatë, për rastin “Monstra”, se Zaev mbron ish funksionarë të BDI-së.
“Qeveria pret që procesi të jetë plotësisht transparent dhe se rezultati përfundimtar i procedurës do të pastrojë të gjitha çështjet e hapura në publik, si dhe i gjithë ky proces është në juridiksion të sistemit gjyqësor “, ka thënë Boshnjakovski.

Familjarët e viktimave në rastin “Monstra”, kanë kërkuar nga kryeministri Zaev të paraqitet në gjykatë dhe të përballet me to. Të njëjtit kujtojnë se Zaev u ka pohuar se posedon transkripte, sipas të cilave dëshmohet se të akuzuarit kanë kontaktuar me funksionarë të BDI-së.

Loading...