Rekomandimi/ Kryeministri Rama: Kaluam sprovën historike, u ngjitëm në një shkallë të re (Live)

Shpërndaje

Ambasadorja e BE në vendin tonë i ka dorëzuar pasditen e sotme kryeministrit Edi Rama, rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian për çeljen e negociatave për anëtarësim. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, kryeministri Rama thotë se vendi ynë u ngjit një shkallë më lart.

“Sot kemi kaluar sprovën historike të ngjitjes në një shkallë të re si vend dhe popull. Jemi rekomanduar pa asnjë rezervë nga KE, si një vend që mund dhe duhet ët ulet në tryezën e negociatave për të hyrë në familjen e BE. Jam i emocionuar, ata që merren me frymëmarrjen mbase e ndjejnë. I dhamë Shqipërisë një staturë të re në arenën ndërkombëtare dhe dolëm nga një tjetër udhëkryq mes së shkuarës”, u shpreh kryeministri Rama.

Loading...