‘Salah sfidon Messin dhe Ronaldon, kandidat për të fituar ‘Topin e Artë’’
Legjenda e Liverpoolit, Robbie Fowler, beson se Mohamed Salah është kandidatë serioz për ta fituar Topin e Artë dhe çmimin nga FIFA “The Best”.
“Salah meriton të jetë në mesin e më të mirëve për Topin e Artë. Nuk po them se do ta fitojë, në fakt – jam shumë i sigurt se nuk do ta fitojë duke parë se si shkojnë gjërat. Por, po them se ai meriton të jetë atje së bashku me Ronaldon e Messin”, u shpreh Foëler për “Daily Mail”.
“Kur them duke e parë si shkojnë gjërat, mos më keqkuptoni, ata dy janë më të mirë në histori, më të mirët që ka parë bota e futbollit”.
“Ata e bëjnë diferencën dhe dytë kanë më shumë shanse për Kupën e Botës, por deri më tani – Salah i ka arritur ata, pa asnjë dyshim”.
“Ndoshta do të ketë më shumë mundësi për të fituar çmimin e FIFA-s “The Best”, sepse zgjidhet nga trajnerët e Përfaqësuesve. Votat për Topin e Artë janë nga gazetarët”, shtoi mes tjerash Fowler.
Salah po shijon sezon ëndrrash që në sezonin debutues me Liverpoolin. Ai ka realizuar 40 gola në të gjitha garat, 30 në Premierligë, dhe është shumë pranë “Këpucës së Artë”.