Sekretari i Vuçiçit tregon si i shpëtoi arrestimit nga ROSU në Mitrovicën e Veriut

Shpërndaje

Një javë pas aksionit të Policisë në Mitrovicën e Veriut, Nikola Selakoviq, sekretar i presidentit serb ka rrëfyer për gjithë situtatën.

Për gazetën serbe Kurir, Selakoviq ka thënë se ky aksion ishte i panenvojshëm, dhe sipas tij ngjarjet e tilla vetëm dëmtojnë raportet Kosovë-Serbi.

Ai thotë se synimi i Kosovës me atë aksion ka qenë marrja e veriut.

“Askush normal dhe i arsyeshëm nuk ka mundur të parashohë se reagimi i pushtetmbajtësve shqiptarë do të ishte i tillë. Ngjarjet e tilla të kthjellojnë për të kuptuar se kë e keni para vetes”, tha Selakoviq, transmeton lajmi.net

Sekretari i Vuiqit ka treguar edhe për mënyrën se si ka shpëtuar nga policia serbe.

Tregon se anëtarët e ROSU-s e pyetën se kush është, duke theksuar se Gjuriqi u nxorr me dhunë nga ambientet ku po mbahej takimi.

“Arrestimi i tij u bë para syve të mi. Na u afruan dy policë. Njëri e zuri për llërën e majtë Gjuriqin dhe e tërhoqi më vete e tjetri me pushkën drejtuar nga unë mbeti me detyrën që mos të lëvizja nga aty”, tregon ai.

“Më pyeti a jam Selakoviqi, iu përgjigja po dhe unë munda vetëm ta shihja se si e lidhnin Gjuriqin. Më e rëndësishmja për mua ishte që të mos turpëroheshim dhe të mbeteshim me dinjitet”, thotë Selakoviq.

Ndryshe arrestimi i Gjuriqit ishte sot një javë, i cili pastaj u dëbua për në Serbi. Kjo pasi kishte hyrë pa leje në territorin e Kosovës.

Loading...