Sela: Inkurajoj Ahmetin të thirrë Tryezën e Përbashkët (VIDEO)
Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela ka theksuar se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti duhet të thirrë tryezën e partive shqiptare për të diskutuar cështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me shqiptarët si dhe të informohen partitë lidhur me procesin e negociatave për zgjidhjen e kontestit të emrit dhe propozimet që po qarkullojnë.
“Tendencat për tu sllavizuar emri, në çfarëdo lloj forme qoftë, për ne janë të papranueshme. Propozimet të tipit Maqedonia e epërme, Grona Makedonija pa përkthim në kirilic është tendencë për tu sllavizuar emri dhe me këtë për tu sllavizuar ky shtet. Nuk jemi gurë të hedhur këtu në Maqedoni si shqiptar, edhe komitetet tjera. Jemi gurrë të mbirë, jemi popull autokton dhe ne nuk do të lejojm që nesër në një të ardhme të quhemi Grona Makedonija. Ne si qytetar jemi të nacionalitetit Goran”-deklaroi Sela.
https://www.youtube.com/watch?v=-ug-DAgt6Y8&feature=youtu.be