Shekerinska, javën e ardhshme vizitë në SHBA
Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska më 1 maj në Uashington do të takojë sekretarin e mbrojtjes së SHBA-ve Xhejms Matis. Në takim siç thuhet, do të konfirmohet partneriteti strategjik mes Maqedonisë dhe SHBA-së.
Sipas komunikatës, rëndësia e takimit është edhe më e madhe pasi zhvillohet në vigjilje të samit të NATO-s në Bruksel, transmeton Medial.mk.
Shekerinska në SHBA do të qëndrojë prej 26 prill deri më 2 maj ku dhe do të realizoj takime edhe me ndihmës-sekretaren për mbrojtje të SHBA-së, për Rusinë, Ukrainën, dhe Euroazinë, Lora Kuper si dhe me do realizoj në Departamentin Amerikan të Shtetit, Senatin dhe Kongresin.
Loading...