Sherr për pronën, vëllai kërcënon me armë vëllain në Tiranë
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një shtetas dhe ka parandaluar një tragjedi të mundshme.
I arrestuari është shtetasi Shkëlqim Suloavdulaj (Luli), 36 vjeç, banues në fshatinBaldushk.
Në fshatin Baldushk shtetasi i mësipërm dyshohet se për motive pronësie është konfliktuar dhe ka kanosur me armë zjarri vëllain e tij shtetasin L.L., 48 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Ndërhyrja në kohë e policisë, parandaloi përshkallëzimin e një konflikti me armë.
Arrestohet autori i ngjarjes.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr 1 pas informacionit të marrë për një konflikt midis dy shtetasve, organizuan punën dhe falë reagimit të shpejtë dhe profesional bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Shkëlqim Suloavdulaj (Luli), 36 vjeç, banues në fshatin Baldushk.
Në fshatin Baldushk shtetasi i mësipërm dyshohet se për motive pronësie është konfliktuar dhe ka kanosur me armë zjarri vëllain e tij shtetasin L.L., 48 vjeç.
Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
Një armë zjari tip pistoletë sëbashku me një krehër me 6 (gjashtë) fishekë.
Gjithashtu gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe 18 fishekë luftarakë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, dhe “Kanosja”, parashikuar nga nenet 278 dhe 84 të Kodit Penal.