Kuriozitete

Shkencëtarët zbulojnë ujë në planetin e largët (Video)

Shpërndaje

Sa më shumë përparon teknologjia, aq më shumë shtohet kureshtja njerëzore për të mësuar mbi planetët e largëta. Me vendosjen në hapësirë të teleskopëve të fuqishëm në gjendje të kapin dhe sjellin në tokë imazhe nga distanca prej qindra-mijëra vitesh dritë larg, vitet e fundit zbulimet kanë qenë të mëdha. Njëri prej tyre është ai i botuar në revistën “Nature” i shkencëtarëve të Universitetit të Merilendit në Shtetet e Bashkuara. Ata pretendojnë se kanë gjetur gjurmë uji në një planet, i cili ndodhet në yjësinë Cygnus, rreth 124 vite dritë larg dhe ka një madhësi rreth 4 herë më shumë se sa Toka. Ky planet, sipas shkencëtarëve amerikanë, përmban ujë në formë avulli. Ata mbërritën në këtë përfundim gjatë vrojtimit me 3 teleskopë të ndryshëm, ndihmuar edhe nga fushë-pamja e kthjellët në atmosferën e planetit, në momentin kur ky i fundit po kalonte para yllit të tij. Zbulimi vlerësohet i një rëndësie të veçantë për faktin se studimi i atmosferës së ekzo-planeteve të mëdhenj mund të ndihmojë shkencëtarët në gjetjen e jetëve të jashtëtokësoreve në galaksi të tjera./Alsat-M

Loading...