Shkrumbohet banesa në Durrës nga rrjedhja e gazit (VIDEO)

Shpërndaje

Një banesë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në lagjen numër 4, në qytetin e Durrësit.

Banesa ka marrë flakë, si pasojë e rrjedhjes së gazit në katin e katërt, raporton Ballkan Web.

Në momentin e zjarrit nuk kishte njeri në banesë, por duket se ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Zjarrfikëset kanë arritur të neutralizojnë flakët në vendngjarje, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave.

Loading...