Shkup: Një maniak seksualisht i sulmon dy vajza

Shpërndaje

Në Stacionin Policor në Karposh dje janë paraqitur dy raste të grave që janë sulmuar nga një burrë që ka dashur që t`i dhunoje seksualisht, transmeton Almakos.

Sulmet kanë ndodhur në rrugën “Volgogradska” në Karposh. Në orën 11.30 dje në Stacionin Policor në Karposh, O.K.L.(42) nga Shkupi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 11.00 në rrugën “Volgogradska” një kryerës i panjohur ka dal para saj me pantallona të lëshuara dhe ka tentuar që edhe atë ta zhvesh. O.K.L. e ka larguar nga vetja, pas së cilës kryerësi ka ikur në drejtim të panjohur.

Në orën 13.40 në Stacionin Policor në Karposh,S.S.(24) nga Shkupi ka lajmëruar se në rrugën e njëjtë, në orën 13.00 para hyrjes në ndërtesë, një kryerës i panjohur e ka sulmuar prej mbrapa duke e prekur në trup. Ajo e ka shtyrë dhe ai ka ikur në drejtim të panjohur.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve.

Loading...