Shpërthim i fuqishëm në veri të Mitrovicës

Shpërndaje

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar para pak minutash në restorantin “Simonida” në veri të Mitrovicës. Restoranti gjendet në rrugën Mitrovicë-Leposaviq, ndërsa afër tij është edhe një pompë e benzinës. Besim Hoti, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, e ka konfirmuar rastin për KP, ndërsa nuk ka dhënë detaje shtesë. Nuk dihet nëse ka të lënduar apo dëme materiale nga shpërthimi.

Loading...