Shpërthimi trondit Fushë-Krujën, tritol drejtorit të burgjeve

Shpërndaje

Fushë-Kruja me ironi është etiketuar si qyteti i tritolit dhe kjo për shkak të shpërthimeve që ndodhin aty herë pas here. Ky qytet është tronditur sërish mbrëmjen e sotme nga një shpërthim që ka ndodhur në një banesë në zonën e Urës së Gjolës, në fshatin Ahmetaq.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 21:10. Policia sqaron se banesa është në pronësi të shtetasit Nazmi Demirxhiu, Drejtori i Paraburgimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Nuk janë ende të qarta rrethanat e ngjarjes, por familjarët kanë qenë në banesë kur ndodhi shpërthimi dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar. Pranë banesës së Demirxhiut kanë mbërritur forca të shumta policie nga Tirana dhe Kruja.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe për kapjen e autorëve./gazeta shqip/

Loading...