Shtyhet seanca ndaj Gruevskit
Është shtyrë seanca e sotme gjyqësore për rastin “Titanik”, për parregullsitë zgjedhore për shkak se akoma nuk ka përgjigje pas kërkesës së avokatit Elenko Milanov për përjashtimin e Këshillit Gjyqësor, sepse, siç tha ai, prokurorja speciale Katica Janeva publikisht ka thënë se në bisedat e përgjuara ka të përfshirë edhe gjykatës.
Në bankën e të akuzuarve nuk u ulën të akuzuarit Munir Peliq dhe Edmond Temellko sepse gjykata ka dërguar kërkesë që të mos sillen nga paraburgimi shtëpiak, në seancë nuk u paraqit as ish-ministrja Gordana Jankullovska e cila akoma është në pushim mjekësor, siç tha avokatja e saj, Sanja Aleksiq, prej nesër do të dihet se a do t’i vazhdohet pushimi mjekësor.
Në seancë i pranishëm ishte ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili edhe këtë herë vonoi 10 minuta. Seanca e radhës do të mbahet me 2 maj.