SHVL-UÇK: Ish-ushtarët të mos bien pre e provokimeve të ulta të politikave ditore (Foto)

Shpërndaje

Mbrëmjen ndërmjet 2 dhe 3 prillit  të vitit 2018, në vendin e quajtur Ramnë, në rrugën që lidh fshatrat Tanushë – Brezë, ka ndodhur në rast vandal nga autorë të panjohur, gjegjësisht, është thyer lapidari – emblemë e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), njoftojnë nga Shoqata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), njofton Koha. “Ky akt mizor është kryer nga dora e atyre që u pengojnë të arriturat e UÇK-së dhe është sulm i drejtpërdrejt ndaj vlerave të kësaj ushtrie të lavdishme, ndaj vlerave të Marrëveshjes së Ohrit dhe është akt trazirë-nxitës i orkestruar nga ata që duan të bëjnë destabilizimin e shtetit”, thuhet në kumtesën e SHVL- UÇK -së. Ata apelojnë për ruajtjen e gjakftohtësisë dhe kërkojnë nga organet kompetente që të zbardhin rastin dhe autorët të nxirren përpara drejtësisë. “Apelojmë deri te të gjithë anëtarët e Shoqatës së Veteranëve të Luftës së ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bien pre e provokimeve të ulëta të politikave ditore. Kërkojmë nga organet kompetentë të shtetit te të cilët edhe është denoncuar rasti, që në afat sa më të shkurtër kohor të gjenden autorët e këtij akti makabër dhe të nxirren përpara drejtësisë. Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare do të vazhdojë misionin e saj më të shenjtë – ruajtjen e vlerave të UÇK-së dhe nuk do të stepet përpara asnjë provokimi”, thonë nga SHVL UÇK.

Loading...