Maqedoni

Skandal tjetër: Shkrimtari mohon të ketë shkruar vargjet antishqiptare të Agjencisë për Rini

Shpërndaje

Shkrimtari, emri i të cilit është vendosur në përmbledhjen e poezive “Poetët e rinj” që kanë përmbajtje antishqiptare e Agjencisë për Rini dhe Sport, Daniel Pilakovski për “Nova TV”-në ka mohuar të ketë shkruar vargjet në fjalë. Ai madje thotë se emri i tij është keqpërdorur.

“Emri im është keqpërdorur. Unë jam një antitalent për të shkruar, nuk jam asnjëfarë shkrimtari”, ka thënë Pilakovski.

Përndryshe, nga dje publiku në Maqedoni ka qenë dëshmitar i disa fotografive të cilat përmbajnë vargje albanofobe dhe që përmbajnë fjalën “shiptari”. Edhe pse u kërkua dorëheqje e Darko Kaevskit, redaktor i librit dhe drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport, e njëjta nuk ndodhi. Ai në një konferencë për media ka thënë thënë se personalisht kundërshton dhe e konsideron se është një publikim me përmbajtje diskriminuese. Vargjet përplot albanofobi, janë pjesë e librit i cili është botuar në 5 mijë kopje, ndërsa në njërën nga “poezitë” radhiten në mënyrë përçmuese disa profesione të cilat gjoja u përkasin fqinjëve shqiptarë të autorit të poezisë.

Loading...