Skandaloze/ Inspektori Shtetëror i Arsimit propagandon kundër shqipes në Maqedoni
Inspektori Shtetëror i Arsimit pranë byrosë që është pjesë e Ministrisë së Arsimit, Zoran Risteski në rrjetet sociale ka dalur kundër dygjuhësisë në Maqedoni, informon INA. Ai ka deklaruar me këtë se është kundër përdorimit të gjuhës shqipe, transmetojnë mediat maqedonase. Ky akt i tij është kritikuar edhe nga ana e disa portaleve dhe forumeve maqedonase, ku është shkruar se ky zyrtar shtetëror që ka për detyrë të mbikqyrë edhe shkollat me mësim në gjuhën shqipe, nuk guxon të dal me qëndrime të tilla albanofobe.
Loading...