Sot është multi-milioner, por ja çfarë punonte dikur Samir Mane

Shpërndaje

I ftuar sot në “Xing me Ermalin”, biznesmeni i njohur Samir Mane, i shpallur edhe si njeriu më i pasur në Shqipëri, ka treguar se 26 vite më parë ka punuar kambist për 3, 4 muaj.

“Dilja tek “dollari”, diku nga fillimi i vitit 1992. Aty ishin plot njerëz që shkëmbenin dhrahmi. Me disa shokë të mi, merrnim dhrahmi në treg i çonim në Austri, shkëmbenim dollarë dhe i sillnim prapë të nesërmen. Kishte fitime për shkak të kursit, fitoheshe goxha para në atë kohë.

Bashkë me shokun tim i futëm lekët në arka konjaku. Shkuam në Austri për t’i shkëmbyer në bankë dhe për t’u kthyer prapë në Tiranë. Në doganë austriake, ata u shqetësuan se mos ishin pije alkoolike, se për lekë nuk ishte problem. I thamë ne janë dhrahmi. Thirri shefin ai, i hapën arkat, plot me lekë. U habitën që kishim shkuar me arka konjaku plot me lekë. Unë fitoja 2 ose 3 mijë dollarë atë kohë”, tregoi Mane.

Loading...