Spasovski: Është arrestuar sulmuesi i deputetit në Shkup

Shpërndaje

U arrestua personi i cili para disa ditëve sulmoi fizikisht deputetin dhe liderin e Partisë Liberal Demokrate, Goran Mileski, njoftoi ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.

Sipas Spasovskit, bëhet fjalë për personin me inicialet P.V nga Shkupi, i cili edhe më herët ka qenë i njohur për policinë. Sipas tij, MPB pret instruksione nga Prokuroria Publike për zbardhjen e tërësishme të këtij rasti.

Loading...