SPB Tetovë dhe DAP nga mos-funksionimi i sistemit të tyre, i rrjepin qytetarët tetovarë!?
Një qytetarë nga Tetova ka denoncuar një rast në Agjencinë e Lajmeve Zhurnal ku për një gabim në trafik është dënuar nga policia e trafikut. Por skandali qëndron aty se J.E ka pranuar që dënimin ta shlyej me pikë të hequra dhe jo në para, dhe këtë e kanë verifkuar edhe policia.
Por disa ditë më pas J.E nga Tetova përvec që i kanë hequr pikët, në shtëpi nga DAP i ka ardhur një letër ku duhet për të njejtin rast të paguan edhe dënim në para.
J.E këtë rast ka shkuar ta denoncon edhe në SPB -Tetovë, por nga ky institucion kanë theksuar se nuk mund t’i ndihmojnë për shkak se për momentin nuk u punon sistemi.
“Unë që në vendngjarje kur bëra gabimin në komunikacion u thash policëve që për këtë dënim vendosi që të më hiqen pikët e dënimit dhe ato e shkruajtën. Por nga ana tjetër pas disa javëve mua më erdhi edhe dënimi në para në një letër nga Drejtoria e të ardhurave publike dhe atë në afat nëse brenda 3 ditëve nuk do ta paguaj, do të më bllokohet xhirollogaria. Unë me faktin që dhe foton po ua dërgoj ku dënimin e vendosa të paguaj me pikë, shkova te DAP dhe ua dërgova dokumentin si dëshmi se këtu është bërë një lëshim, nga ky institucion më thanë se duhet ti drejtohem SPB-Tetovë. Atje më thanë që për momentin nuk u punon sistemi dhe nuk mund ta tërheqin letrën e DAP-it për të cilën më kërkojnë para për ta paguar dënimin”, ka theksuar për Zhurnal, personi J.E nga Tetova.
Ajo që është më shokuese se sistemi në SPB Tetovë nuk punon gati se 3 ditë, ndërsa personi në fjalë gati se i skadon afati për ta paguar dënimi.
Personi në fjalë ka dërguar edhe dokumentin e DAP por edhe dëshminë e heqjes së pikëve nga ana e policisë.