Specialja do të aktivizojë dëshmitarët e mbrojtur
Prokuroria Publike Speciale do të aktivizojë dëshmitarët e mbrojtur, pasi që ligji kaloi në Kuvend dhe do të dal në Gazetën Zyrtare, shkruan portali Sdk.mk. Siç mësohet, dëshmitarët në rastet që po hetohen dhe janë ngritur aktakuza kanë qenë të rrezikuar, ndërsa tani Specialja mund ti propozojë dhe ti mbrojë. Ata do të paraqiten në rastet “Shkupi 2014”, “Aktor”, “Monstra” , vrasja e të riut Martin Neshkovski dhe për raste të tjera.
Loading...