Specialja do të “aktivizon” dëshmitarë mbrojtës për rastin “Aktor” dhe “Shkupi 2014”

Shpërndaje

Me shpalljen në “Gazetën Zyrtare” të Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve, Prokuroria Speciale Publike (PSP) do ti aktivizojë edhe dëshmitarët për të cilët deri më tani nuk ka guxuar ti përmend, për arsye të rrezikut që ekzistonte se do të kërcnoheshin ditën që ato do të propozoheshin si dëshmitarë, mëson Zhurnal nga burime brenda PSP-së.

Siç mëson Zhurnal, dëshmitarët mbrojtës do të paraqiten me siguri gjatë gjykimit në rastin “Aktor” ku të akuzuarit akuzohen për patrim parash, dhe në gjykimin për “Shkupi 2014”.

Pasi që Ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve ka të bëjë me pjesën veprimeve të procesve, PSP do të duhet që menjeherë ta aplikon për proceset vetëm se të filluara gjyqësore, edhe pse aktakuzat, me dëshmitarët dhe dëshmitë vetëm se janë ngritur.

Dëshmitarët mbrojtës menjëhëre mund të paraqiten në rastet “Target” dhe “Tvrdina” si dhe në disa procese tjera gjyqësore.

Dëshmitari mbrojtës, sqarojnë nga Specialja, merren në pyetje për të zbuluar grupe kriminale dhe në raste për pastrim parash, ndërsa 17 padi të ngritura nuk kanë të bëjnë me këto vepra penale, por me vepra tjera të cilat janë në kopmetencë të Speciales.

Loading...