Sulmi kimik në Siri alarmon Tumpin e Macronin, pritet kundërpërgjigje e fuqishme
Raportimi për sulm kimik në Douma të Sirisë ka shqetësuar dy liderët botëror, presidentin amerikan Donald Trump dhe atë francez Emmanuel Macron, të cilët nuk do të rrinë duarkryq përballë një situate të tille, dhe zotohen për një kundërpërgjigje të përbashkët dhe të fuqishme.
Gjatë një bisede telefonike shefi i Shtëpisë së Bardhe dhe ai i Elizesë dënuan sulmin e tmerrshëm dhe u pajtuan se qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Assad, duhet të bëhet përgjegjëse për abuzimet e vazhdueshme me të drejtat e njeriut.
Loading...