Sulmi mbi Siri: Publikohen pamjet nga pasojat e bombardimeve (Video)

Shpërndaje

Një televizion shtetëror sirian ka publikuar pamje të pasojave të bomardimeve të aleatëve perëndimore.

Në pamje shihet se si është rrënuar një qendër kërkimore e armëve kimine pranë kryeqytetit të vendit, Damask.

Zyrtarët e Pentagonit thonë se sulmet kishin në shënjestër ‘zemrën’ e programeve qeveritare për prodhimin e armëve kimike.

Ushtria siriane thotë se janë qëlluar më shumë se 100 raketa.

Ata thonë se kanë rrëzuar shumicën e tyre.

Aleatët perëndimorë thanë se qëllimi ishte që të mos dëmtoheshin civilët.

Deri më tani thuhet se janë plagosur 3 civilë.

Sulmi erdhi si ndëshkim ndaj masakrës me armë kimike ndaj civilëve në Siri.

Perëndimi ka paralajmëruar se do ketë të tjera sulme nëse Siria do përdorë armët kimike.

https://www.youtube.com/watch?v=pIH8RqQOUwU&feature=youtu.be

Loading...