Sulmi me armë kimike në Siri, rritet në 78 numri i të vdekurve (Video)

Shpërndaje

Është rritur në 78 numri i civilëve që humbën jetën si pasojë e sulmit me armë kimike të regjimit të Bashar al Asadit ndaj qarkut Duma, pika e fundit që gjendet nën kontrollin e opozitarëve në rajonin e Gutës Lindore nën rrethim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Turqia dënon fuqishëm sulmin me armë kimike në Siri
“Të nisin urgjentisht hetimet për sulmin me armë kimike në Siri”
Trump reagon ashpër kundër sulmit me armë kimike në Siri
Në një raport të sotëm special i cili mban nënshkrimin e mjekëve nga Guta Lindore doktor Suleman Kakeh dhe doktor Ayman Arbash, thuhet se numri i civilëve që humbën jetën si pasojë e sulmeve të djeshme ka arritur në 78.

Në pamjet e arritura nga rajoni në lidhje me sulmin me armë kimike, shihet se shumica e civilëve të cilët kanë humbur jetën me sy të hapur, nuk kanë gjakderdhje dhe se në pjesën e gojës dhe hundës së tyre ka shkumë të bardha që buron nga mbytja.

Forcat e regjimit të cilët ditë më parë përsëri filluan sulmet intensive ndaj qarkut Duma nën kontrollin e opozitarëve, edhe më 19 mars kryen sulm me armë kimike me përmbajtje të gazit klorin në këtë vend.

Në anën tjetër, Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) në një raport të publikuar më 4 prill të vitit 2018 njoftoi se regjimi i Asadit ka përdorur 214 herë armë kimike që nga fillimi i luftës civile dhe 11 herë vetëm pas masakrës në Han Shejhun.

Në qarkun Duma, e cila është pika e fundit nën kontrollin e opozitarëve në Gutën Lindore, aktualisht rreth 100 mijë persona jetojnë nën rrethim.

Kliko per videon : https://aa.com.tr/sq/vg/galeria-e-videove/sulm-me-gaz-helmues-n%C3%AB-gut%C3%ABn-lindore-40-civil%C3%AB-t%C3%AB-vrar%C3%AB

Loading...