Sulmi në Tetovë, 4 të arrestuar, i lënduari jashtë rrezikut për jetë

Shpërndaje

MPB ka arrestuar katër persona për incidenin e armatosur në Reçicë të Vogël të Tetovës ku një person është vrarë dhe dy të tjerë u plagosën.

Nga MPB nuk japin detaje për shkaqet e incidentit, por thonë se po punojnë në zbardhjen e rastit.

“Në lidhje me incidetin e djeshëm policia ka arrestuar 4 persona dhe po ndërmerren masa tjera për zbardhjen e plotë të këtij rasti.” – tha Toni Angellovski nga MPB.

Nga vendi i ngjarjes prokurori kujdestar dhe MPB kanë siguruar provat e nevojshme të cilat do të jenë pjesë e ekspertizave të mëtejshme. Ata kanë gjetur shenjat e gjakut, 8 gëzhoja plumbash, një plumb i pa shkrepur dhe shkop bejzbolli.

“Prokurori publik i Tetovës së bashku me ekipet e MPB-së kryen inspektimin në vendin e ngjarjes. Prokurori kujdestar lëshoi urdhëra për sigurimin dhe mbledhjen e provave të cilat më vonë mbi to, të bëhet ekpertiza. Gjithashtu janë lëshuar urdhëra edhe për analizën e profileve të ADN-së, një autopsi të personit të vdekur si dhe për marrjen e dorezave parafine”, – theksohet në komunikatën e Prokurorisë Publike.

I plagosuri F.M. i cili mbrëmë është sjellur në qendrën urgjente në Shkup tani është jashtë rrezikut të jetës. Autoritet e kësaj qendre nuk japin më shumë detaje se me çfarë lëndimesh në trup është dërguar, por thonë se i plagosuri me sukses e ka kaluar intervenimin mjekësor.

Loading...