Tahiri iu bërtet deputeteve serbe: Mos rrini në telefona, i merrni paret tona
Tahiri: Ua kisha dhënë rrogën këtyre si ajo shprehja…
Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri, gjatë seancës së sotme parlamentare është nervozuar me deputetet e Listës Serbe. Tahirit i ka penguar pse ato qëndronin në telefon, teksa nuk merrnin pjesë në votime.
“O shqiptarë, ku ka në këtë botë kur krejt votojmë aty qe kem dhan betimin, këta rrin ne telefona e marrin rrogat e nuk votojnë për Kosovë! Po nuk janë në Beograd more njerëz. I thash voto se je ka i merr paret tona rrogat e Shtetit, jo te Beogradit! Nuk e di çka na kanë bërë me këtë Kushtetutë, se u’a kisha dhënë rrogën këtyre si ajo shprehja… e Plakut!”, ka shkruar Tahiri më pas në Facebook.
Loading...