Takimi Zaev-Gashi, Lëvizja BESA kërkon dy ministri

Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev dhe kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi sot kanë realizuar një takim të përbashkët për ti diskutuar modalitetet për përfshirjen e Lëvizjes BESA në koalicionin qeveritar.

Zhurnal mëson se takimi midis Zaevit dhe Gashit nuk është mbajtur në hapësirat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, por një një restoran të njohur elitar në Shkup.

“Në takim është biseduar për punë parimesh, programe konkrete, për politikat reformuese etj”, thonë burime partiake për Zhurnal.

Siç mëson Zhurnal, lëvizja BESA i kërkon kryeministrit Zoran Zaev, dy ministri  me struktur të gjerë me qëllim si thonë burime partike të kontributit sa më të madh në shoqëri, ndërsa për zëvendës ministra, sekretar shtetëror dhe drejtor do të bisedohet në nivel të komisioneve.

“E gjithë kjo do të ishte e formalizuar nëse dakordohemi për parimet bazë”, theksojnë për Zhurnal, burime partiake.

Loading...