Taravari: Të zbardhet incidenti në gjimnaz (Video)
Kryetari I Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot mbajti një konferencë për shtyp në lidhje me incidentin që ndodhi në shkollën e mesme të gjimnazit në Gostivar.
Ai kërkoi që Ministria e Arsimit t’ia kthejë kompetencat kryetarit të komunës ndërsa organet kompetente të bëjnë zbardhjen e plotë të rastit dhe dhunuesit të marrin dënimin e merituar.
“ Ne thamë që marrja e ingirencave në arsim do të sjell pasoja dhe ja ku I shohim pasojat. Ne kërkojmë nga Ministri I Arsimit që të na I kthejë kompetencat , të suspendohet drejtori I shkollës së mesme të gjimnazit si orkestrues I këtij sulmi, kërkojmë që Ministria e Arsimit të informojë komunën se cfar hapash janë ndërmarrë për rastin konkret . Ne si komunë kemi formuar komision I cili po merret me hulumtime se përse ka ardhur deri në këtë incident të dhunshëm ndërsa nga MPB kërkojmë që të mos I mbron banditët dhe ta zbardh rastin. Unë jam shumë I sigurt se nëse atë ditë, sulmues do të ishin aktivistë të ASH-së, ata sot do të ishin në burg. Ndërsa dy personat që rrahën profesorët, shëtisin lirshëm dhe u kanosen qytetarëve dhe aktivistëve të tjerë të
ASH-së” deklaroi Taravri Taravari kërkoi gjakftohtësi nga të gjithë qytetarët ndaj provokimeve të këtilla. Ai tha se nuk dëshiron hakmarrje por se insiston që organet kompetente ta kryejnë detyrën në favor të drejtësisë.