Taulant Xhaka shënon në Zvicër golin më të bukur të karrierës (Video)
Taulant Xhaka e ka filluar nga formacioni takimin ndaj kryesuesve të kampionatit zviceran, Young Boys.
Mesfushori shqiptar ka shënuar gol në minutën e 39-të për të barazuar rezultatin, pasi vendasit e Young Boysit kishin shënuar të parët në minutën e 24-t.
Pjesa e parë e takimit ka përfunduar në barazimin 1-1. Ky është një takim direkt për titull në kampionatin zviceran, edhe pse diferenca mes tyre është e madhe, plot 16 pikë.
Loading...