Të arrestuarit e Kukësit, mbeten në burg 11 protestues të tjerët lirohen me kusht
Gjykata ka shpallur vendimin për kuksianët e arrestuar për shkak të protestës së dhunshme në Kalimash.
Mësohet se gjykata ka vendosur të lirojë me detyrim paraqitje dhjetë persona.
Krahas lirimit të pjesës më të madhe të të ndaluarëve, gjykata ka lënë në burg 11 kuksianë, të cilët sipas saj kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.
2 të tjerë janë lënë në arrest shtëpie.
Pas dhënies së vendimit për këta të gjashtë, familjarët kanë thirrur “turp!” “turp!”.
Të liruarit me detyrim paraqitje janë; Lirim Tobli, Lulëzim Popa, Saimir Trota, Lefter Rexhmati, Adem Duraku, Armand Ademi, Zenel Matmuja, Fatos Harulla, Rasim Koloshi dhe Shaban Selmanaj.
Të dënuarit me burgim janë; Xhevahir Hereni, Elton Cengu, Florin Onuzi, Shkelqim Vata, Xhevahir Gashi, Ervis Uruçi, Rasim Onuzi, Vasil Laçi, Abdi Haziraj, Edmond Matmuja dhe Shpetim Toda.