Teknologji

Teknologji 3d për gatimin e ëmbëlsirave (Video)

Shpërndaje

Në pamje të parë ky objekt të lë përshtypjen se është një dizajnim gjeometrik futurist por në fakt është një copë torte. Këto ëmbëlsira janë krijime të pazakonta nga një arkitekte ukrainase që tash shpreh kreativitetin e saj në kuzhinë. Dinara Kasko përdor teknologjinë e printimit 3D për të gatuar ëmbëlsira që të lënë përshtypjen se janë objekte që vinë nga një tjetër planet.

“Sot teknologjia moderne na mundëson të bëjmë shumë gjëra. 10 vite më parë askush nuk mundej ta imagjinonte se në shpi mundesh të dizajnosh një copë torte. Për mua është më e rëndësishme receta se sa pamja pasi torta duhet të jetë e shijshme. Unë nuk kam bërë asgjë të veçantë që të bëhem e famshme përveç se kam krijuar një kuptim të bukur të asaj që bëjë dhe përcjell një mesazh”, tha Dinara Kasko, arkitekte dhe kuzhiniere.

Dinara gjatë krijimit të saj luan me forma dhe pikëpamje të ndryshme me qëllim që gjithmon të krijoj diçka interesante dhe unike. Për një ëmbëlsirë asaj i merr disa ditë deri në disa javë kohë punë. Me dizajnet gjeometrike kreative Dinara shpreson se do të jetë inspirim që njerëzit të mos kenë frikë të eksperimentojnë me idetë e tyre.

Loading...