Tërhiqen nga qarkullimi librat me albanofobi dhe seksizëm (Video)

Shpërndaje

Drejtori i Agjencisë për të rinj dhe sport, Darko Kaevski në konferencën e sotme për shtyp theksoi se komisioni që ka bërë zgjedhjen e materialit për botim ka qenë e detyruar të bëjë zgjidhje të poezive dhe ta informojë atë si drejtor, në rast se ka sugjerime ose vërejtje. Ai i dënoi tekstet që përhapin diskriminim dhe urrejtje, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Detyrimisht të ketë përgjegjësi profesionale, duhet të dihet kush ka heshtur në lidhje me këto përmbajtje dhe ka lejuar kjo të ndodhë. Nuk ka më vend për përhapje të urrejtjes dhe diskriminimit. Do të bëjmë çka është e mundur nën ingerencat tona për të gjetur fajtorin.”, tha Kaevski.

Pasi që kërkoi falje për veprimin skandaloz të botimit të teksteve me përmbajtje albanofobe dhe seksiste, Kaevski tha se botimet do të hiqen nga qarkullimi dhe diçka e këtillë nuk do të përsëritet në të ardhmen.

Loading...