Tetovë, theret më thikë një person

Shpërndaje

Një person është therur në thikë në Tetovë në rrugën Shtipska.
Sipas raportit policor, G.M (37) dhe M.E (36) kanë pasur një zënkë verbale, me ç’rast, M.E. me thikë e ka therur G.M dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
G.M ka marrë ndihmën mjekësore në Qendrën Medicinale në Tetovë, por për shkak seriozitetit të plagës, është dërguar për kurim në Klinikat e Shkupit.
SPB Tetovë ka njoftuar se po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Loading...