Trump: Ushtria të përgatisë planet për tërheqje nga Siria

Shpërndaje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump udhëzoi zyrtarët e tij ushtarak të hartojnë planin për tërheqjen e forcave amerikane nga Siria. Megjithatë, bashkë ranë dakord të mbajnë forcat amerikane për një afat të shkurtër, pa një afat të caktuar për tërheqjen e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Trump ka thënë disa herë se dëshiron të tërhiqet ushtarakisht nga Siria, një propozim i cili ka ngritur alarmin tek krerët e Pentagonit, të cilët kanë paralajmëruar se një veprim i tillë mund të rrezikojë avancimin që po shënon lufta kundër grupit terrorist DEASH.

“Do të vazhdojmë konsultat me miqtë dhe aleatët tanë lidhur me planet tona të ardhëshm”, deklaroi zëdhënësja Sarah Huckabee Sanders, për të shtuar se presin nga shtetet e rajonit por edhe nga Kombet e Bashkuara të punojnë drejt arritjes së një paqeje të qëndrueshme, për të siguruar që DEASH-i të mos rishfaqet kurrë.

Sanders tha se SHBA-të do të vazhdojnë bashkëpunimin me forcat lokale në lufën kundër DEASH-it, për të shtuar se vendi i saj kërkon nga aleatët dhe partnerët e tyre të bëjnë më shumë në këtë drejtim.

“Ata janë pala që rrezikohet më së shumti, prandaj ata do të duhet në angazhohen më shumë. Fundja, kjo ishte kërkesa e presidentit ndaj shteteve të tjera”, tha Sanders.

Vendimi për praninë amerikane në Siri është marrë gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë të martën, thuhet në një raport, i cili citon drejtorin e Inteligjencës Kombëtare, Dan Coats.

Pak para takimit në fjalë, Trump sinjalozoi se shtetet të cilat dëshirojnë që Amerika të vazhdojë praninë në Siri, do të duhet t’i paguajnë kësaj të fundit, për pranisnë e saj ushtarake atje.

Zyrtarët e Arabisë Saudite kanë shfaqur interesin e tyre për mbetjen e SHBA-ve, tha Trump, për të shtuar se u ka thënë atyre se duhet paguajnë faturën për vazhdimin e operacioneve.

Trump kritikoi shpenzimet amerikane në rajon, duke thënë se Washingtoni nuk ka marrë asgjë në kthim, nga 7 trilionë dollarët e shpenzuar.

Loading...