Turqi, arrestohet i dyshuari i FETO-s në bordin e jahtit me flamur grek
Një i dyshuar i lidhur me Organizatën terroriste Fetullah (FETO) është arrestuar në një jaht me flamur grek në qytetin turistik të Egjeut në Marmaris, transmeton Anadolu Agency (AA).
Një burim i sigurisë, i cili foli në kushte anonimiteti për shkak të kufizimeve për të dhënë deklarata për mediat, tha se imami 48-vjeçar i rajonit të Detit të Zi në Samsun i organizatës terroriste, Murat Elmas, u arrestua së bashku me dy të dyshuar të tjerë.
Elmas, i cili mësoi fenë në shkollat e FETO-s, po bënte plane për të ikur në Greqi duke përdorur identitet të rremë.
Tre telefona celularë të të dyshuarit poashtu kishin aplikacionin ByLock, një aplikacion i koduar i përdorur nga komplotistët e grusht shtetit të dështuar në Turqi.
Burimi i sigurisë theksoi se të dyshuarit e tjerë poashtu u akuzuan për përdorimin e identitetit të rremë.
Arrestimi i Elmas-it thuhet se është i rëndësishëm për shpërbërjen e rrjetit rajonal të FETO-s.
FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut të vitit 2016, ku 250 persona ranë dëshmorë dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën.
Ankaraja poashtu akuzon FETO-n se ka qenë pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.