Turqi, sulm me armë në Universitetin Osmangazi në Eskişehir, 4 të vrarë (Video)

Shpërndaje

Një universitet turk është vendosur në bllokim pasi një person i armatosur ka hyrë duke qëlluar me armë dhe duke vrarë katër vetë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, sulmuesi vrau anëtarët e stafit në universitetin në qytetin perëndimor turk të Eskisehir.

I armatosuri thuhet se ishte një studiues në Universitetin Osmangazi.

Ai, siç thuhet më tej, është arrestuar më vonë.

Viktimat e tij u identifikuan si zëvendës dekan, sekretar i fakultetit dhe dy ligjërues, ndërsa motivi prapa sulmit aktualisht mbetet i panjohur.

Loading...